Paralajmërimet pa efekt, vetëm 10% e turistëve të huaj u akomoduan në janar sipas shifrave zyrtare

Nga Marjo Brakaj
19 Mars 2024, 16:15 | Ekonomi

Thirrjet e qeverisë, shpesh të shoqëruara me paralajmërime për gjoba nuk po reflektohen në më shumë deklarime nga strukturat akomoduese. Vetëm 10 për qind e të huajve që hynë në vend në janar fjetën në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit, kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare.

Paralajmërimet pa efekt, vetëm 10% e turistëve të huaj u

Kjo tregon informalitetin. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, tha Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Megjithatë lajmi i mirë është që në raport me janarin e një viti më parë, akomodimet u zgjeruan me mbi 42 për qind. Nga më pas se 35 mijë të huaj që fjetën në strukturat akomoduese në vend në 2023-shin, janarin e këtij viti shifra arriti në gati 50 mijë.

Paralajmërimet pa efekt, vetëm 10% e turistëve të huaj u

“Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30 mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këto shifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin.”

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe e turistëve të huaj, mbi 37 mijë u akomoduan në hotelet dhe apartamentet me qira kryesisht në Tiranë e Durrës.

Paralajmërimet pa efekt, vetëm 10% e turistëve të huaj u

Në Vlorë, Himarë dhe Sarandë qëndruan rreth 5 mijë e 500 t e 500 të huaj, ndërsa pjesa tjetër u akomoduan në bujtinat e veriut të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos