E tatëpjeta e eksporteve, pas janarit vijoi edhe në shkurt. Kjo sa nga rënia e kërkesës në tregjet e huaja, aq edhe nga zhvlerësimi i euros.
Muajin e shkuar, kompanitë shqiptare eksportuan 16% më pak produkte. Rënia më e madhe u shënua te tekstilet e këpucët.
Përveç “ushqime, pije e duhan”, dhe “produkte kimike e plastike”, që shënuan një rritje modeste, edhe të gjitha grupet e tjera ishin me rënie.
(A2 Televizion)