Qeveria do t’u japë dyfish më shumë para bashkive për paga

Nga Mario Brakaj
18 Mars 2024, 15:26 | Ekonomi

Hendeku në paga nuk po thellohet vetëm mes shtetit e privatit, por edhe brenda administratës publike. Rrogat e atyre që punojnë në ministri e drejtori po rriten më shpejt se ata në bashki. Ndaj për të ngushtuar hendekun në dy pushtetet, qendror e vendor.

Nga viti i ardhshëm, qeveria do të dyfishojë fondin për pagat në bashki. Nga më pak se 1.5 miliardë lekë këtë vit, transferta e pakushtëzuar sektoriale për rritjen e nivelit të pagave do të rritet në gati 2.7 miliardë lekë. Ekspertët thonë se nuk është kjo rruga e duhur për t’i bërë bashkitë efektive në zhvillimin e territorit të tyre.

“Përdorimi i transfertës së pakushtëzuar apo kushtëzuar për këtë qëllim nuk është i përshtatshëm. Transferta e pakushtëzuar është një instrument për të financuar nevojat për shpenzime të bashkive për ushtrimin e funksioneve dhe jo për financimin e rritjes së pagave. Sepse kjo e bën një instrument shumë të sulmueshëm dhe del jashtë qëllimit për të cilin ajo është vendosur”, shprehet Merita Toska, pedagoge, eksperte e financave vendore.

Veç prishjes së formulës, rritja e transfertës së pakushtëzuar për pagat për ekspertë të financave vendore rrezikon të shkatërrojë edhe autonominë vendore.

“Automatikishit po i kthejmë bashkitë në agjenci të qeverisjes qendrore. Bashkitë kanë autonominë e vetë dhe kjo është e shenjtë. Kemi shumë marr marrëveshje të nënshkruara, e kemi në Kushtetutë, e kemi në ligjin 139 “Për vetëqeverisjen vendore” ku ne e sanksionojmë me zë shumë të lartë autonominë vendore. Në këtë mënyrë ne do të hamë çdo ditë nga autonomia vendore”, tha ekspertja.

Të dhënat nga financat vendore, tregojnë se mesatarisht një i punësuar i kushton aktualisht bashkive gati 57 mijë lekë. Për pozicione të caktuara të nivelit të lartë, kosto maksimale  rritet edhe mbi 70 mijë lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë