Nuk dinë t’u përgjigjen pyetjeve, më pak se 13% e atyre që ritestohen arrijnë të marrin patentën

Nga Marjo Brakaj
17 Mars 2024, 17:17 | Ekonomi

Më shumë se 1 mijë drejtuesve të automjeteve iu është hequr patenta në dy vitet e fundit. Kjo për shkak të gabimeve në drejtimin e mjetit, që shpesh ka prodhuar aksidente rrugore. Pasi kanë humbur të 20 pikët e patentës, këta drejtues mjetesh janë futur për ritestim.

Por të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se më pas se 13 për qind e atyre që ri-testohen arrijnë të marrin patentën. Nga 1 mijë e 24 drejtues mjetesh të futur në provim për të rimarrë patentën në harkun qershor 2022-mars 2024 kanë arritur të rimarrin lejen e drejtimit.

Sipas sistemit aktual, çdo drejtues mjeti, në momentin që fiton të drejtën për t’u pajisur me patentë, përfiton njëkohësisht një total prej 20 pikësh. Për çdo gabim që ai bën, pikët ulen deri në zerim. Pas kësaj drejtuesi duhet të regjistrohet sërish në autoshkollë për t’iu nën-shtuar më pas testimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos