Rënia e kërkesës nga jashtë dhe kursi i këmbimit po përshpejtojnë të tatëpjetën e eksporteve shqiptare. Në shkurt, kompanitë vendase çuan në tregjet e huaja vetëm 32.2 miliardë lekë mallra. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, eksportet janë tkurrur me 16.1 për qind.
Nxjerrja e më pak minerale e karburanti nga nëntoka, bashkë me pezullimin e eksporteve të energjisë si pasojë e mungesës së reshjeve patën ndikimin kryeson në thellimin e “dramës së eksporteve” muajin e shkurt. Industria e tekstileve dhe këpucëve gjithashtu “nuk po ngre kokë”. Të vetmet mallra, eksportet e së cilave u zgjeruan pak gjatë shkurtit rezultojnë produktet kimike, plastike dhe ato ushqimore.
Greqia është vendi kryesor drejt së cilit kompanitë shqiptare çuan më pak mallra se një vit më parë, ndjekur nga Italia dhe Gjermania.
Mungesa e prodhimit vendas nga njëra anë dhe shtimi i turistëve jashtë-sezonalë nga tjetra bënë në vend të futeshin më shumë produkte nga jashtë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit të shkuar, vlera e importeve arriti në gati 74 miliardë lekë.
Në krahasim me shkurtin e 2023-shit, importe rezultojnë të jenë zgjeruar me 6.4 për qind. (A2 Televizion)