Euro vijon tatëpjetën, bie poshtë nivelit të 101 lekëve

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 15:13 | Ekonomi

Euro vijon tatëpjetën. Valuta europiane ka rënë poshtë nivelit të 101 lekëve. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht për 100.83 lekë duke humbur 0.31 pikë në raport me një ditë më parë.

Në shitje valuta europiane po këmbehet me 101.46 lekë, ndërsa po blihet për 100.42 lekë.

Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si paundi apo dollari.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos