Çmimet referencë të apartamenteve, kërkesa e ndërtuesve do shqyrtohet nga Kushtetuesja më 18 qershor

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 15:09 | Ekonomi

Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar për rritjen e çmimeve të referencës.

Seanca e parë që do të jetë publike është përcaktuar të zhvillohet më 18 Qershor 2024.

Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos