Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë Shqipërinë, mbështetje për reformat

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 11:27 | Ekonomi

Ekonomia shqiptare në sytë e institucioneve ndërkombëtare po kalon kohë të mira. Madje sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore edhe e ardhmja duket e mbarë.

Gjetjet e institucioneve ndërkombëtare iu prezantuan ministrit të Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesit e dy institucioneve më të rëndësishme monetare e financiare morën pjesë në të ashtuquajtura “mbledhjet e pranverës” të organizuara nga FMN-ja dhe Grupi i Bankës Botërore. Mete e Sejko kërkuan vijim të mbështetjes teknike e financiare nga FMN-ja e Banka Botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos