Drama në tregtinë e jashtme, ekspertët thirrje qeverisë: Të ngrihet komiteti i urgjencës

Nga Marinela Lina
18 Prill 2024, 18:18 | Ekonomi

Nëntë miliardë lekë më pak mallra në tregjet e huaja me të gjithë treguesit ekonomik që kontribuojnë negativisht, por dhe 5 miliardë lekë më pak konsum në vend, ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë si një tërmet në ekonominë e vendit. Ata thonë e shohin si të domosdoshëm ngritjen e një komiteti urgjence me specialistë të fushës për të zgjidhur ngërçin e krijuar në ekonomi.

“Është ekstremisht shqetësuese, nuk e kam parë kurrë një grafik ku të gjithë treguesit janë negative. Duhet patjetër që qeveria të krijoj një komitet urgjence me një plan masash urgjente për tu kthyer në normalitet e cila I ka të gjithë treguesit e mundshëm të një krize ekonomike”, tha Alban Zusi.

Përveç eksporteve të cilët prej më shumë se 1 viti vuajnë pasojat e zhvlerësimit të euros kundrejt lekut vendas, një rënie të importeve ekspertët e lidhin me uljen e ndjeshme të konsumit në vend.

“Përveç eksporteve kemi dhe rënie të importeve dhe rënia e saj tregon një rënie të konsumit të brendshëm. Kësaj i bashkëngjiten dhe shifrat e emigrimit që s’do të punojë më këtu”, thotë Zusi.

Jo vetëm euro por janë një sërë shkaktarësh që po ndikojnë në tregtinë  e jashtme.

“Absolutisht euro shkaktari kryesor dhe i vetëm në kushtet që jemi. Mbasi të heqim këtë mund të dalin me dhjetëra faktorë të tjerë, politika të ndryshme ekonomike ato nxitëse etj.”

Sezoni veror pritet ta thellojë edhe më tej dramën e eksporteve si pasojë e pranisë së lartë të sasisë së euros në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos