Punë në të zezë e shmangie taksash, bujqësia, tregtia e shërbimet po përballen me informalitet të lartë

Nga Marinela Lina
17 Prill 2024, 16:04 | Ekonomi

Një në 7 biznese në vendin tonë po përballen me informalitetin çdo ditë. Fenomeni i përhapur të cilin qeveria synon ta minimizojë si një ndër kriteret kryesore për integrimin në BE, vijon të mbetet i lartë. Në vrojtimin e kryer nga Këshilli i Investimeve në 601 biznese private në vend, informaliteti rezulton të jetë në nivelin e 73%, ende i lartë në 5 vitet e fundit.

Punë në të zezë e shmangie taksash, bujqësia, tregtia e

Perceptimi i informalitet në masë vërehet më së shumti në sektorët si bujqësia, tregtia e shërbimet ku gjendet e punësuar pjesa më e madhe e popullsisë dhe më pak në sektorët si energjia e ndërtimi.

“Informaliteti në këtë raport trajtohet me shumë më tepër vërtetësi. Nuk kemi frikë të themi që informaliteti në këtë sektor është më i madh se në sektorin tjetër dhe do thoja u ka rënë në kokë problemeve”, tha Flobens Dilaveri, ish-zv.Drejtor i Tatimeve.

Punë në të zezë e shmangie taksash, bujqësia, tregtia e

Por çfarë e ka shkaktuar informalitetin dhe cilët janë arsyet që e kanë nxitur?

Shmangia e taksave konfirmohet si forma kryesore e shfaqjes së informalitetit në vite, e ndjekur nga puna në të zezë dhe mosregjistrimi. Ndërsa ndiqet më tej nga korrupsioni e pagat joreale.

Këto shkaktar duket t’i kenë nxitur më së shumti sipas bizneseve, barra fiskale por dhe konkurenca e pandershme.

Punë në të zezë e shmangie taksash, bujqësia, tregtia e

“Politika që po ndjek shtetit për pagat ka vendosur në presion biznesin. Presioni më i madh është problematika me punësimin, me profesionistët dhe detyrimi për rritjen e pagës kalon në informalitet nuk e përballojnë në të tërën shpenzimin. O nuk deklarojnë punonjësit ose deklarojnë pagat në nivele më të ulëta seç i japin”, theksoi Dilaveri.

Nëse ndalemi sipas gjinisë janë gratë ato të cilat perceptojnë një nivel më të lartë të informalitetit në punë në 81% duke ja kaluar kështu burrave me 10%.

Punë në të zezë e shmangie taksash, bujqësia, tregtia e

Ndonëse theksohet në raport se fiskalizimi ka ndikuar në uljen e informalitetit bazuar në perceptimin e biznesit, 48% e kompanive perceptojnë se ligji i ri mbi të ardhurat, do të rrisë informalitetin në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos