E tatëpjeta e eksporteve shqiptare po theksohet. Bashkë me të po përshpejtohen edhe ritmet e humbjeve. Muajin e shkuar kompanitë shqiptare çuan gat 9 miliardë lekë më pak mallra në tregjet e huaja. E në një kohë që eksportet ranë me 21 për qind në krahasim me marsin e një viti më parë, tkurrjes iu rikthyen edhe importet. Pavarësisht turistëve jashtë-sezonal, vendi importoi gati 6 mallra lekë mallra se marsin e 2023-shit.
Ajo që e bën edhe më dramatike situatën e eksporteve është se për të parë herë pas shumë muajsh, rënia ka përfshirë të gjitha kategoritë e mallrave. Nxjerrja e më pak minerale e karburanti nga nëntoka, bashkë me pezullimin e eksporteve të energjisë si pasojë e mungesës së reshjeve patën ndikimin kryeson në thellimin e “rënies së eksporteve” muajin e shkurt. Industria e tekstileve dhe këpucëve gjithashtu “nuk po ngre kokë”.
Greqia është vendi kryesor drejt së cilit kompanitë shqiptare çuan më pak mallra se një vit më parë, ndjekur nga Italia dhe Kosova.
Marrë në harkun e tre muajve, rezulton që eksporte e produkteve shqiptare të jenë tkurrur me 27 miliardë lekë apo 22.3%. Për shkak të më shumë blerjeve në dy muajt e parë të vitit, bilanci i importeve në janar-mars rezulton me një rritje të lehtë, 0.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
Situata e eksporteve pritet të përkeqësohet dhe më tej për shkak të kursit të këmbimit valutor. Rënie më tej e euros, një skenar i pritshëm, i bazuar te shifrat e turistëve do të thellonte edhe më tej “dramën e eksporteve.” (A2 Televizion)