Përfitojnë më shumë punonjësit sezonal, shteti pagoi 920 milionë lekë për papunësinë

Nga Marinela Lina
15 Prill 2024, 18:42 | Ekonomi

920 milionë lekë kemi nxjerrë nga buxheti i shtetit për të papunët e regjistruar në 2023. Pagesa e papunësisë ose thënë ndryshe ndihma mujore që jepet për persona të kategorizuar nga zyrat e punës si të papunë, për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës apo dhe falimentimit të ndërmarjes, është 37 milionë lekë më shumë se në 2022.

Pavarësisht se vlera  e paguar nga buxheti i shtetit është në rritje për shkak të indeksimit të fundit të kryer, numri i qytetarëve përfitues ka pësuar rënie. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se 9613 individë përfituan, 210 më pak se në 2022.

Por cila është procedura e kërkuar dhe kush kategori po përfitojnë më shumë nga këto pagesa papunësie?

Numri më i lartë në gjysmë dekadën e fundit të pagesave të papunësisë është në 2022 pas kalimit të pandemisë. Këto pagesa arrijnë deri në 50% të pagës minimale në shkallë vendi. Ne 2024 për këtë zë është parashikuar nga buxheti i shtetit 800 milionë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos