Naftë në Shpirag ka! Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmon se procesi i kërkimeve në zonën naftë-mbajtëse po vijon.
“Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës. (A2 Televizion)