Euro shënon rënie të fortë, bie në 100.78 lekë, i afrohet nivelit të korrikut 2023

Nga A2 CNN
15 Prill 2024, 15:17 | Ekonomi

Monedha europiane e ka nisur këtë javë me një rënie të ndjeshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro po këmbehet mesatarisht për 100.78 lekë, 0.32 pikë më pak se fundi i javës së shkuar.

Edhe pse jemi disa muaj para sezonit veror euro ka shënuar nivelin më të ulët që pas atij në korrik 2023, ku këmbehej për 100.49 lekë.

Në shitje euro tregohet me 101.24 lekë ndërsa në blerje për 100.32 lekë. Të gjitha monedhat në kursin valutor regjistrojnë rënie këtë fillim jave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos