Konflikti në lindje dhe nafta, luhatje çmimesh në tregjet globale, priten reflektime edhe në Shqipëri

Nga A2 CNN
15 Prill 2024, 15:25 | Ekonomi

Vetëm pak orë pas sulmit me dronë e raketa e Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 71 cent për të shkuar në 90.45 dollarë për fuçi.

Por pauza, të paktën për momentin ka reflektuar në një prej tregjeve më të ndjeshme në botë, atë të hidrokarbureve. Një fuçi nafte po tregohet sot për 89.47 dollarë.

Megjithatë, kjo nuk pritet të zgjasë shumë. Çmimet e naftës mund të rriten në 100 dollarë për fuçi dhe më tej nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit. Madje nëse sulmet do të përshkallëzonin, brenda pak ditësh një fuçi naftë do të mund të rritej në 130 dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos