Kur do të njihen pensionet në Itali? Marrëveshja ende e pazbatueshme, duhet ratifikimi në Parlament

Nga Marjo Brakaj
22 Prill 2024, 15:05 | Ekonomi

“Unë kam 30 vite punë me kontribute tamam, por kam edhe 14 vite të tjera në Shqipëri të cilat nuk njihen. Në bazë të ligjit italian unë do duhej të isha në pension sot, por nuk jam.” Tonin Prendushi, emigrant shqiptar në Itali.

E me gjithë dakordësinë e arritur në takimet e shumta, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Italinë ende nuk është bërë e zbatueshme.

 “Më së fundmi, edhe sot kam pasur 2-3 telefonata nga shqiptarë që më kanë thënë “duam të vijmë për të aplikuar nga njohja e ndërsjellë e pensioneve,” shprehet Beskida Aliaj, drejtuese e “Inas Cisl Albania.”

Së fundmi Qeveria e Shqipërisë ka çuar për ratifikim në kuvend marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Italinë dhe të njëjtin hap duhet ta marrë edhe vendi fqinj.

“Në atë që ne parashikojë, duhen nga 3 deri në 6 muaj që nga nënshkrimi i marrëveshjes që ajo të hyjë në fuqi. Ne besojë se deri në fund të vitit ajo do të jetë e zbatueshme.”

Në dokumentin e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vlerësohet se nga marrëveshja do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. 

Nga marrëveshja nuk do të përfitojnë jo vetëm përfituesit e pensionit të pleqërisë, por edhe ata invaliditetit. Gjithashtu do t’u njohën vitet e punës edhe invalidëve apo ata që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve.  

“Numri mund të jetë edhe më i madh. Ne llogarisim deri në 700 mijë shqiptarë. Por shifra mund të vijë edhe duke u ulur pasi shumë emigrantë po marrin nënshtetësinë italiane.”

Për të bërë të zbatueshme njohjen e pensioneve me Shqipërinë, Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për ta deri në vitin 2032. Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos