Çfarë do të ndodh me tatimin e profesioneve të lira?

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 21:55 | Ekonomi

Taksimi i profesioneve të lira është shndërruar në një çështje kryesore, pasi ka hasur jo pak kundërshti në radhët e tatimpaguesve. Një pyetje e cila është ngritur gjatë ditëve të fundit është se si do vijohet të punohet në rast se në fund të vitit rezulton se tatimpaguesi ka paguar më shumë taksa nga sa duhet të paguajë. Për këtë, detajet i dha Rozana Çelmeta, nga Tatimet.

“Të verifikojmë dhe të trajtojmë çdo kërkesë nga tatimpaguesi në taksat janë më të larta nëse se ato kanë aftësi paguese. Nëse nga përllogaritja do dalë që tatimi është më i lartë, kjo tepricë do jetë tepricë për vitin e ardhshëm.

Mirëpo, çfarë ndodh në rast se biznesi mbyllet? Atëherë, Çelmeta sqaroi se ajo tepricë do t’u kthehet pas.

“Nëse mbyllet, opas aplikimit ka të mundur të bëjë deklaratën vjetore për aq kohë sa ka punuar në 2024, dhe më pas do bëhet njohja e tepricës, pra e kthejnë”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos