Pas stafit, Albcontrol po kërkon një kompani për të kontrollin e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Shoqëria e menaxhimit të trafikut ajror ka hapur një tender me vlerë mbi 274 milionë lekë apo rreth 2.7 milionë euro për këtë qëllim.
Sipas dokumenteve të tenderit të Albcontrol, sistemi i kontrollit të Aeroportit të Vlorës që pritet të përfundojë këtë vit do të jetë i ngjashëm me atë “Nënë Tereza” në Rinas. Ai do të përbëhet nga 7 njësi teknologjike për pozicionet e punës së kontrollorëve, nga të cilat 4 shërbejnë për operacionet gjatë rrugës, një për operacionet e Forcave Ajrore Shqiptare dhe 2 të tjera, si pozicione rezervë në rast të dështimeve.
Ndërkaq, kompania që do të fitojë tenderin do të duhet të ofrojë edhe trajnime për funksionimin e sistemit të ri dhe në sallën e kontrollit të Kullës së Aeroportit të Vlorës. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021, ndërkohë që sipas dokumenteve të tenderit pista parashikohet të ketë një gjatësi prej 3200 m dhe gjerësi 45 m. (A2 Televizion)