Inflacioni në Eurozonë në rënie, por shqiptarët me të ardhura 3-fish më të ulëta paguajnë më shumë

Nga Marinela Lina
11 Dhjetor 2023, 20:00 | Ekonomi

Shqiptarët vijojnë te paguajnë më shtrenjtë edhe se vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se inflacioni mesatar në Eurozonë arriti në 2.4% në nëntor ndërsa në Shqipëri ky tregues qëndron në 3.9% ose 1.5% më i lartë.

“Ardhja e turistëve në Shqipëri ushtron më shumë kërkesë për produktet dhe shërbimet çka ushtron presion tek çmimet por një gjë tjetër që ndikon në mënyrë të fshehtë janë dhe sasia e parave të future në ekonomi nga rrugë të tjera”, thekson Pano Soko.

Inflacioni në Eurozonë në rënie, por shqiptarët me

Nëse ndalemi tek kategoria kryesore, ushqimet, çmimet përsëri qëndrojnë më të larta. Nëse ky tregues në vendet e Bashkimit Europian arriti në 6.9% në Shqipëri qëndron në nivelin e 7.1%. Si politikë rimbursimi shumë vende përdorën paketa ndihme monetare por dhe ushtrim presioni në tregje për rënien me disa përqind të çmimeve. Në Shqipëri u përdor vetëm një indeksim i pensioneve.

 “Bie në tregjet ndërkombëtare, por jo në Shqipëri duhet të ndërhyjë administrate të marrë masa.”

“Vetëm rritje ka, nuk shohim rënie”.

“Herë ulen dhe herë ngrihen”, deklarojnë qytetarët

“Janë ato produktet dhe cmimet që ndikojnë në grupet vulnerabël dhe në nivelin e varfërisë dhe ky është një problem që vijojmë të kemi. Nëse inflacioni i përgjithshëm ulet në këto kategori çmimet nuk po ulen”, shprehet Civici.

Me ardhjen e sezonit të festave të fundvitit qytetarët pritet të paguajnë më shtrenjtë pothuajse çdo ushqim. Teksa vlera e tyre arrin deri në dyfish më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos