Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Institucioni i tretë me fondin më të lartë, ministria që do drejtohet nga Gonxhja, 51 mld lekë në dispozicion

Nga Mario Brakaj
23 Shkurt 2024, 23:22 | Ekonomi


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të ketë në dispozicion për të shpenzuar këtë vit më shumë se 51 miliardë lekë. Nga më shumë se 57 miliardë që i ishin caktuar fillimisht, para se “ekonomia” të ndahej nga “financat”, ministria që do të vijojë të drejtohet nga Ervin Mete do të ketë në dispozicion më pak se 11 miliardë lekë.

Ministria që do të drejtohet nga Blendi Gonxhja bëhet kështu institucioni i tretë me fondin më të lartë në dispozicion pas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale. më e madhe e këtyre fondeve janë planifikuar për skemën e sigurimeve shoqërore, ndjekur nga arsimi i mesëm profesional dhe arti me kulturën. Gati 3 miliardë lekë i janë akorduar tregut të punës, 1.4 miliardë strehimit dhe 1.1 miliardë lekë trashëgimisë kulturore.

Sipas Aktit Normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i janë shtuar 4.3 miliardë lekë të tjera për financimin e portit të ri në “Porto Romano”. Ministria e Brendshme gjithashtu do të ketë 40.8 milionë më tepër në dispozicion, ndërsa “Drejtësisë” i janë hequr 44 milionë lekë.

Qeveria miratoi ndryshimin e buxhetit të shtetit në mbledhjen e së mërkurës së Këshillit të Ministrave, pas më pak se dy muajsh që ai kishte hyrë në fuqi. Kjo për shkak të ndarjes së “Ekonomisë” nga “Financat”, krizës së fasonëve dhe pritshmërive edhe më optimiste për të arkëtuar më tepër para.
Nga rreth 676 miliardë lekë fillimisht, të ardhurat në buxhet pritet të zgjerohen me 1.5 për qind për të shkuar në mbi 686 miliardë lekë. Po ashtu edhe shpenzimet nga 737.4 miliardë lekë, planifikohet të shkojnë në 744 miliardë lekë në fund të vitit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli