Këmbehet për 98.82 lekë, euro vijon fundosjen, as ndërhyrjet e BSH nuk po e ndihmojnë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 15:45 | Ekonomi

Leku vijon të mbretërojë në tregon tonë valutor duke u mbivlerësuar, ndërsa euro nga ana tjetër prek minimume të reja. Për 98.82 lekë është këmbyer monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në shitje euro po tregtohet për 99.16 lekë ndërsa po blihet për 98.53 lekë.

Për të ruajtur stabilitetin në kursin e këmbimit Banka e Shqipërisë ndërhyri në periudhën maj-qershor duke blerë 137 mln euro. Por duket se kjo ndërhyrje ende nuk ka dhënë një rezultat në tregun valutor.

Nga ana tjetër edhe monedhat e tjera në tregun tonë valutor kanë një ecuri rënëse. Dollari amerikan po këmbehet për 89.48 lekë, paundi britanik 117.38 lekë ndërsa franga zvicerane për 105.12 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos