Krijohet këshilli për statistikat, ligji për turizmin, sipërmarrjet do të raportojnë online

Nga Marinela Lina
30 Janar 2024, 15:12 | Ekonomi

Krijohet këshilli për statistikat, ligji për turizmin,

Ndryshimet në ligjin për turizmin mesa duket po marrin formë teksa tashmë janë specifikuar në detaje në draftin e dorëzuar në Kuvend.

Sistemi i ri statistikor, i cili do të funksionojë paralel me Instat do të emërtohet “Këshilli Ndërinstitucional për Statistikat në Turizëm”. Ligji parashikon se krijimi i KSNT-së do të detyroj sa më shumë subjekte të raportojnë të dhënat statistikore sa më saktë dhe në kohë reale. Gjithashtu parashikohen edhe detyrime për sipërmarrjet turistike, të cilat i ofrojnë shërbimet on-line.

Shoqatat turistike në vend shprehen se këto ndryshime ishin të pritshme teksa kanë qenë një kërkesë e këtyre të fundit për të luftuar informalitetin.

“E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë pas janarit ku dhe ky ligj do të hyj në fuqi I cili nuk lejon më të shesësh pa patur një NIPT aktiv pasi detyron ligji europian ku u mbështet dhe ligji shqiptar të raportojnë të dhënat për subjektet që shesin. 48% të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit të kontrollit dhe shitjeve dhe është dëm i madh.”, tha Zak Topuzi, kreu i sektorit të hotelerisë.

Ky ligj ndalet edhe në reklamimin e bizneseve në sektorin e turizmit. Me qëllim krijimin e të ardhurave, Agjencia Kombëtare e turizmit do të ketë mundësinë e promovimit të“Forcohet roli i Agjencisë Kombëtare të turizmit në aspektin financiar, si një institucion që krijon të ardhura dytësore nga subjekte të interesuara për promovim, me qëllim nxjerrjen e përfitimeve financiare, por gjithashtu edhe financimin e projekteve.”, bizneseve, sipërmarrjeve turistike në këmbim të një pagese.

 tha Zak Topuzi.

Në shtesat e ligjit përfshihet dhe koncepti i shtegut turistik.  Me qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e veprimtarive turistike në zonat rurale por dhe një sigurie për turistët që dëshirojnë të vizitojnë destinacione të ndryshme në vend do të krijohet ky koncept në bashkëpunim me eksperiencën e ekspertëve gjerman dhe austriak.

“Shqipëria parashikon të presë 30% më shumë të huaj në këtë sezon të ri turistikë.”, vijoi më tej Topuzi.

Teksa zonat bregdetare janë më të frekuentuarat, ligji ngarkon Agjencinë Kombëtare të Bregdetit  të ndihmojë bashkitë të pastrojnë të gjitha plazhet në vend për një sezon sa më të pastër. AKB-ja do të jetë përgjegjëse edhe për nxitjen e investimeve në zonën bregujore.

Ndryshimet në ligjin për turizmin pritet të marrin miratimin në Komisionet parlamentare dhe në fund në Kuvend.  Këto ndryshime vijnë si pasojë e informalitet të lartë në sektorin e turizmit nga operimi në mënyrë informale bizneseve, mungesa e mbledhjes së të dhënave statistikore të plota etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos