Nga sistemi i ri statistikor, reklamimi bizneseve dhe krijimi i shtigjeve turistike, ligji për turizmin kalon në Kuvend

Nga Marinela Lina
29 Janar 2024, 17:11 | Ekonomi

Me një sërë shtesash dhe ndryshimesh, ligji për turizmin ka kaluar në kuvend për t’ju nënshtruar kështu diskutimeve në komisionet parlamentare dhe miratimit apo jo në fund. Një sistem i ri statistikor do të ngrihet për grumbullimin dhe përpunimin e statistikave në sektorin e turizmit. “Këshilli Ndërinstitucional për Statistikat në Turizëm” i cili do të punoj paralelisht me INSTAT, ka për qëllim binjakëzimin e të dhënave me Eurostat-in.

Lijgi parashikon se krijimi i KSNT-së do të detyroj sa më shumë subjekte për të raportuar të dhënat statistikore sa më saktë dhe në kohë reale. Gjithashtu parashikohen edhe detyrime për sipërmarrjet turistike, të cilat i ofrojnë shërbimet online. Ngritja e një sistemi të tillë nuk do të ketë kosto shtesë në buxhetin e shtetit, pasi pjesëmarrja e anëtarëve do të jetë pa pagesë.

Për agjencitë kombëtare në sektorin e turizmit parashikohen edhe një sërë funksionesh të tjera. Agjencia Kombëtare e turizmit do të jetë përgjegjëse për koordinimin dhe ecurinë e kalendarit turistik të aktiviteteve zbavitëse, në kuadër të zhvillimit të turizmit gjithëvjetor, si dhe promovimit të destinacioneve të ndryshme turistike.

Përtej këtij funksioni do të ketë edhe mundësinë e promovimit të bizneseve, sipërmarrjeve turistike në këmbim të një pagese. Duke krijuar kështu rol të rëndësishëm në aspektin financiar me qëllim nxjerrjen e përfitimeve financiare, por gjithashtu edhe financimin e projekteve në turizëm.

Në shtesat e ligjit përfshihet dhe koncepti i shtegut turistik.  Me qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e veprimtarive turistike në zonat rurale por dhe një sigurie për turistët që dëshirojnë të vizitojnë destinacione të ndryshme në vend do të krijohet ky concept.

Ligji specifikon se për përfshirjen e shtegut turistik, si definicion dhe rregullimin e tij, është bashkëpunuar me ekspertë gjermanë dhe austriakë, me eksperiencë në hapjen dhe mirëmbajtjen e shtigjeve.

Ndalur tek pastërtia e zonave të bregdetit Agjencia Kombëtare të Bregdetit do të luaj një rol ndihmues për pushtetin vendor vetëm për zonat bregdetare atje ku dhe ka me shume turistë. Funksion tjetër, AKB-ja do të jetë përgjegjëse edhe për nxitjen e investimeve në zonën bregujore.

Ndryshimet në ligj vijnë si pasojë e informalitet të lartë në sektorin e turizmit nga operimi në mënyrë informale i dhomave, apartamenteve dhe vilave, duke cënuar konkurrencën, nga mungesa e mbledhjes së të dhënave statistikore të plota, të vërteta dhe në kohë reale dhe mungesa e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta për subjektet që operojnë në turizëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos