Reforma e qeverisë në sektorin shtetëror për rritjen e pagave me synim barazimin me ato të rajonit, por dhe nxitjen e privatit, e çoji nivelin e tyre në rang vendi në 71 mijë e 486 lekë. Sipas Institutit të Statistikave paga mesatare deri në tremujorin e tretë të 2023 u rrit me 16%.
Kjo reformë bëri që paga mesatare në shtet të arrinte në 84.3 mijë lekë.
“Dhe ne kemi sot domosdoshmërinë që t’ua përcjellim të gjitha sipërmarrjeve këtë mesazh, që të rendin të rrisin pagat dhe të rendin të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor.”
EDI RAMA - KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
Shifrat thonë se kjo strategji nuk funksionoi tek bizneset, të paktën deri tani. INSTAT raporton se në tremujorin e tretë të vitit, pagat në privat kapën shifrën e 65.9 mijë lekë në muaj ose 18.4 mijë lekë më pak se në shtet ose thënë ndryshe 22% më e ulët.
“Shohim që sektori privat, qoftë biznesi i vogël por edhe biznese të mëdha po kanë probleme likuiditeti, po kanë probleme financiare. Kjo ven edhe si pasojë e dy krizave që kanë goditur, qoftë pandemia, qoftë edhe inflacioni, që vazhdon akoma.”
ROMINA RADONSHIQ - EKSPERTE EKONOMIE
Ndalur tek grup-profesionet, më të paguara rezulton se janë “Menaxherët, Ligjvënësit, Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë” por dhe forcat e armatosura, të cilat ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.
“Vetë sektori privat duhet të ndërgjegjësohet që duhet të ketë një rritje page ( patjetër që edhe punonjësi ta justifikojë këtë rritje page, se po shohim që kosto e jetesës dita ditë po rritet dhe asnjë punonjës nuk mund të punoj dot me një pagë që prej 3-4 vitesh nuk është rritur.”
ROMINA RADONSHIQ, EKSPERTE EKONOMIE
Ndërsa më pak të paguara janë profesionet elementare, bujqësia, peshkimi dhe shërbimet. (A2 Televizion)