Si një masë shpërblimi për festat e fundvitit, bonusi për pensionistët me një vlerë prej 5 mijë lekë ka nisur të shpërndahet.
“Po e mora, por s’më mjafton.”
Për të tërhequr sa më shpejt bonusin qytetarët pritën në radhë që prej orëve të para të mëngjesit. Por në disa pika të zyrave postare ata kanë hasur problematika.
Siç është dhe njoftuar, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundivitit për pensionistët, por në zyrën postare Nr. 24 këta qytetarë nuk kanë arritur ta tërheqin dot për shkak se nuk ka para.
A2CNN pyeti drejtorin e Sigurimeve Shoqërore për mungesën e parave në postë. Astrit Hado tha se problemi qëndron në lëvizjen e parave kesh, duke garantuar se secili pensionist do ta marrë bonusin.
Për ata që nuk e kanë me nixtim ose ndodhen jashtë vendit, kanë mundësi të tërheqin paratë e dhuruara deri në datën 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Janë 704 mijë qytetarë që përfitojnë, nga të cilët 588 mijë trajtohen me pension pleqërie dhe social, rreth 66 mijë invaliditeti, 44 mijë pension familjarë. Bonusin e përfitojnë edhe tjera kategori: nga minatorët deri te fëmijët nën kujdesin e republikës.
Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë lekëve, ndërsa në 2024-n shuma pritet të rritet në 3.6 miliardë lekë. (A2 Televizion)