Rivlerësimi i pronave, arsyet e vërteta që detyruan qeverinë të shtyjë afatin

Nga Aurora Sulçe
6 Nëntor 2024, 15:47 | Ekonomi

Qeveria e ka shtyrë për vitin e ardhshëm rivlerësimin e pronave me tatim të ulët. Një nismë e shumëpritur në fakt nga një numër i madh qytetarësh, por edhe industria e shit- blerjes së pronave.

Por çfarë parashikonte kjo nismë?

Sipas asaj që vetë kryeministri deklaroi në korrik të këtij viti, rivlerësimi do të hynte në fuqi në fund të shtatorit dhe do të ishte i vlefshëm deri më 30 shtator të vitit 2025. Tatimi që do të paguhej, do të ishte 5% nga 15% që është aktualisht. Mund të rivlerësoheshin të gjitha pronat, përfshi ato në proces legalizimi dhe ajo që synohej ishte formalizimi i tregut të pasurive të patundshme.

Por a janë referencat arsyeja e vërtetë që qeveria nuk e ndërmerr tani rivlerësimin e pronave?

Nëse një nismë e tillë do të hynte në fuqi, ajo do të shoqërohej me rritje të numrit të pronave të rivlerësuara dhe rrjedhimisht, edhe me më shumë para në buxhetin e shtetit. Aktualisht, qeveria ka në buxhet një suficit të ardhurash prej 690 milionë euro, të cilat duhet të shpenzohen deri në fund të dhjetorit që përfundon edhe viti buxhetor.

Ajo që nuk i duhet tani qeverisë janë të ardhura të tjera, çka do ta shtonte shkallën e vështirësisë për shpenzimin e tyre.

Le të sjellin si shembull rivlerësimin e fundit që bëri qeveria, rreth dy vite më parë. Në atë kohë, me tatimin 3%, u rivlerësuan mbi 162 mijë prona dhe qeveria përfitoi 12.7 miliardë lekë ose rreth 127 milionë euro të ardhura nga i gjithë procesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos