Siguria digjitale, bizneset shqiptare me mbrojtje të ulët nga hakerat

Nga Aurora Sulçe
18 Qershor 2024, 16:35 | Ekonomi

Pas pandemisë së COVID 19 ndryshoi tërësisht mënyra sesi bizneset operojnë apo ndërtojnë modelet e tyre e tyre të zhvillimit.

Në atë periudhë, shumë industri në Shqipëri u përshtatën në një kohë rekord për t’u digjitalizuar dhe për të qenë afër klientëve nëpërmjet shërbimeve online, siç ishte industria ushqimore apo ajo farmaceutike. Katër vite më vonë, si është situata? Sa të digjitalizuara janë bizneset shqiptare, në një kohë kur tashmë është qartazi e ditur se e ardhmja i përket digjitalizimit. 

Siguria digjitale, bizneset shqiptare me mbrojtje të ulët nga hakerat
Të dhënat tregojnë se 99.1% e ndërmarrjeve me më shumë se 10 të punësuar, kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023. Kundrejt një viti më parë, numri i tyre është rritur me 0.4%. Por a do të thotë kjo se bizneset shqiptare janë më të digjitalizuara?

Për të arritur në një përfundim të tillë vetëm nga përdorimi i kompjuterit dhe aksesi në internet është vështirë. Por le të shohim një tjetër tregues. 

Siguria digjitale, bizneset shqiptare me mbrojtje të ulët nga hakerat

Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kishin specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ishte vetëm 28,4%, me rritje 2.1% kundrejt një viti më parë. Nga këta dy grafikë kuptojmë qartazi se në bizneset shqiptare ka kompjuteri, por shkalla e digjitalizimit është e ulët. 

Siguria digjitale, bizneset shqiptare me mbrojtje të ulët nga hakerat

E ky përfundim mbështetet po të shohim edhe përqindjen e punonjësve që përdorin kompjuterit në ndërmarrje. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë, megjithëse mbetet ende i ulët. Në vitin 2022, vetëm 31.3% e punonjësve përdornin kompjuterin në ndërmarrje.  Por cilat janë përfitimet e biznesit nga përdorimi i digjitalizimit gjatë procesit të punës? 

Siguria digjitale, bizneset shqiptare me mbrojtje të ulët nga hakerat

Kemi evidentuar më kryesoret që janë: zëvendësimi i fuqisë punëtore, në kushtet kur ka edhe mungesa nga emigracioni; ulja e kostove; rritja e nivelit të prodhimit; rritja e efikasitetit dhe reduktimi i gabimit njerëzor

Por për të mësuar më shumë sesa të digjitalizuara janë bizneset shqiptare, ndjekim një material mbi elementët e sigurisë nëpërmjet teknologjisë që ato përdorin për tu mbrojtur nga hakërrimet dhe rikthehemi. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024