Tjetër investim në infrastrukturën ushtarake! Ndërtohet godinë shërbimesh në Detashmentin e Mbështetjes në Gjirokastër

Nga Marjo Brakaj
12 Maj 2024, 15:59 | Ekonomi

Pas Repartit Ushtarak 1001, Regjimentit të Helikopterëve në Farkë dhe bazave në Bizë, Pashaliman e Pocestë, Shqipëria planifikon të investojë edhe në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale Gjirokastër.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituara tenderi për ndërtimin e një godine shërbimesh 2-katshe me qëllim  akomodimin e personelit ushtarak. Kompania fituese do të duhet që në një periudhë 9- mujore të realizojë punimet infrastrukturore, përfshirë ato elektrike.

Më herët, Instituti Gjeografik Ushtarak hapi tenderin me vlerë pak më shumë se 4 milionë lekë vetëm për projektin e rindërtimit të rrugëve lidhëse dhe rrjetit inxhinier në repartin e Pocestës të Korçës. Sipas dokumentit të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, në repartin me sipërfaqe 15 mijë e 248 metër katrorë do të stacionohen helikopterë dhe mjete të tjera ushtarake.

Më herët, procedura të ngjashme tenderuese u hapën edhe për punimet në garnizonin stërvitor, Pajet-Bizë. Pak kilometra larg Bizës, në Farkë të Tiranës planifikohet të rinovohet baza ajrore. Gjithashtu, në Farkë do të ndërtohen rrugët lidhëse, kuadratet e kufizuese për uljen dhe ngritjen e mjeteve ajrore dhe sistemet e ndriçimit. Në përpjekje për t’iu afruar standardeve të NATO-s, gati 5 milionë lekë u vunë në dispozicion për projektimin e një godine 3-katshe për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore në repartin 1001. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos