18-vjeçarja i rrëfeu se e kishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare, shqiptari vret kunatin me armë gjahu në Greqi

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 08:19 | Kronikë

18-vjeçarja i rrëfeu se e kishte përdhunuar që prej

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, pasi ky i fundit ka zbuluar se i riu i kishte përdhunuar prej 9 vitesh të bijën e tij 18-vjeçare, të cilën e kishte nga martesa e parë.

50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos, duke treguar edhe arsyet e krimit të rëndë.

Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin, pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se daja e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.

Sipas mediave greke, vajza ka rrëfyer se, daja e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos