90-vjeçarja në Dropull gjen vdekjen në mënyrë tragjike

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 08:13 | Kronikë

90-vjeçarja në Dropull gjen vdekjen në mënyrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dropull, ku një 90-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike. E moshuara jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës (ster), që ndodhet në oborr të banesës.

Trupi i pajetë i 90-vjeçares është gjetur nga fqinjët e saj.

“Dropull/Informacion paraprak. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Bodrishtë, Dropull, shtetasja M.B., 90 vjeçe, është gjetur e pajetë nga komshinjtë e saj.

Shtetasja M.B., jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës (ster), që ndodhet në oborr të banesës.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos