Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë i mituri

Nga A2 CNN
20 Prill 2024, 22:57 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë. Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli