Arrestohet turku i rrezikshëm në Morinë

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 16:35 | Kronikë

Arrestohet turku i rrezikshëm në Morinë

Një 36-vjeçar nga Turqia është vënë në pranga nga efektivët e policisë kufitare në doganën e Morinës.

Autoritetet në vendlindje e kishin shpallur atë në kërkim, pasi mbi 36-vjeçarin rëndon dënimi me më shumë se 4 vite burg për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

“Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.”

Policia njofton se vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit në Turqi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi