5,7 milionë euro dëm, dënohen 8 italianë që kishin Call Center në Shqipëri

Nga Armand Bajrami
19 Prill 2024, 11:48 | Kronikë

5,7 milionë euro dëm, dënohen 8 italianë që kishin Call

Gjykata e Tiranës dënon me nga 9 vite burg 8 shtetas italianë të akuzuar për "fshehje të ardhurash" dhe "pastrim të parave" përmes call-centerave. Sipas hetimit të drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, të ardhurat e fshehura shkojnë në shifrën 5,7 milionë euro.

Me kërkesë të prokurorisë janë dënuar Benedetto Messina, Davide Osman, Giuzeppe Tortorici, Luca Falcone, Mattia Falcone, Maurizio Giacalone dhe Ana Stoica. Përvec dënimeve me burg, gjykata vendosi mbarimin e statusit juridik për 15 subjekte tregtare që operonin në fushën Call Center.

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi "Call Center", u transferuan vlera të konsiderueshme monetare, të cilat më pas janë tërhequr kesh, duke iu fshehur destinacionit përfundimtar.

Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve "Call Center" shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare, të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos