“Rrëmbimi” i 3-vjeçarit nga gjyshërit, ende asnjë gjurmë, ndalohet një person tjetër! Kontrolle në Has e Kukës

Nga A2 CNN
18 Prill 2024, 09:49 | Kronikë

“Rrëmbimi” i 3-vjeçarit nga gjyshërit, ende

Ende nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet 3-vjeçari që u “rrëmbye” nga gjyshërit e tij nga ana e babait, të cilët refuzojnë t’ia kthejnë fëmijën të ëmës.

3-vjeçari, babai i të cilit humbi jetën në një aksident rrugor rreth 1 vit më parë, rezulton i zhdukur prej 6 ditësh. Pas arrestimit të gjyshit të të miturit, 60-vjeçarit Rexhep Gjuni, është ndaluar nga policia edhe një person tjetër, 49-vjeçari me iniciale A. S., banues në Has.

49-vjeçari i ndaluar nga uniformat blu është vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e gjyshes, 57-vjeçares me iniciale B. Gj, banuese në Durrës dhe vëllait tjetër të saj, 43-vjeçarit me iniciale F. S., banues në Has.

Policia ka kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri, por i mituri ende nuk është gjetur.

Njoftimi i policisë:

Kërkimet dhe veprimet e thelluara hetimore për rastin, po kryhen nga Policia e Durrësit, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has.

Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos