Mbeten në arrest shtëpie Berisha dhe dhëndri i tij, avokati: Çështja po zvarritet qëllimisht

Nga A2 CNN
17 Prill 2024, 15:43 | Kronikë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të vijojnë qëndrojnë në ''arrest shtëpie'. Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e tyre për të disatën herë. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj thotë se kjo çështje po zvarritet qëllimisht me urdhra politikë.

“Siç pritej dhe siç është bërë traditë në këtë gjykatë. Gjykata, miratoi vendimin e shkallës së parë, vendimi ynë ishte bazuar në dorëzimin e akt ekspertimit që kemi kryer vetë në mungesë të vullnetit të hetimit për të kryer ekspertimin dhe veprime hetimore në lidhje me dokumentimin e asaj fabule të veprës penale të korrupsionit që pretendon SPAK. Inceneratori i posaçëm anti drejtësi në bashkëpunim me Gjykatën e Posaçme të përpunimit të mbetjeve për shkak të djegies së një procesi gjyqësor nuk mund të zhbëjnë qëndrimin antiligjor të tyre që ne e kemi të dokumentuar. Të gjithë këto kërkime ne do t’i bëjmë në funksion të një procesi të rregullt ligjor. Pavarësisht se SPAK e GJKKO nuk dëgjojnë ata kanë filluar praktika antiligjore e antikushtetuese sikurse thanë sot. Palët mund të thërrasin ekspertë provat të bëjnë akt ekspertimi dhe këto prova kanë të njëjtën bazë ligjore me ato që përfton prokuroria pastaj çmuarja e tyre bëhet nga gjykata. Sot këta thonë provat që paraqet mbrojtja nuk mund t’i pranojmë. Kjo është shkelje flagrante e barazisë në një debat gjyqësor se mbrojtja paraqet provat që ajo çmon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos