Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria: 12 vite burg për autorin e mitur

Nga Belinda Ruçaj
17 Prill 2024, 10:48 | Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria: 12 vite burg

Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu, prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Mirëpo, gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë me tej dënimet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos