Agron Bejdolli, 33-vjeçari nga Durrësi është vënë në prangat e policisë pasi ishte në kërkim kombëtar për pengmarrje të një personi.
Mësohet Bejdolli u arrestua ditën e sotme nga efektivët e policisë, sepse në 2 dhjetor 2022 në Maminas, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka hequr lirinë I. B., po ashtu banues në Durrës.
“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar "Ëanted".
I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar "Wanted".
Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)