Zjarri në QSUT, Prokuroria do të kryejë një riekspertim për shkakun

Nga Armand Bajrami
16 Prill 2024, 11:05 | Kronikë

Zjarri në QSUT, Prokuroria do të kryejë një riekspertim

Prokuroria e Tiranës do të kryejë një riekspertim për shkakun e zjarrit të rënë në QSUT, që nxori përkohësisht jashtë funksioni shërbimin e Urgjencës.

Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit bënë me dije se ekspertimi i ri ka si qëllim evidentimin e specifikave teknike, se si janë zbatuar punimet.

Në lidhje me rënien e zjarrit në QSUT Prokuroria e Tiranës më 29 shkurt, regjistroi procedime penale për "shkatërrim të pronës me zjarr". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos