GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Nga Armand Bajrami
17 Prill 2024, 10:59 | Kronikë

GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë. Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.

Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.

Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos