Dy muaj pasi la qelinë, Vangjush Dako paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Nga Armand Bajrami
12 Prill 2024, 13:31 | Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili prej shkurtit të këtij viti qëndron nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Dako do të jetë i pranishëm në seancën paraprake që do të zhvillohet në GJKKO, teksa ai është i akuzuar nga SPAK për "shpërdorim të detyrës".

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit la qelinë pas rreth 9 muajsh, me vendim të Gjykatës së Posaçme pas përfundimit të afateve të paraburgimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu