E rëndë në Elbasan! Po punonte për riparimin e llambave, vdes punonjësi i bashkisë pasi u rrëzua nga vinçi

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 16:55 | Kronikë

E rëndë në Elbasan! Po punonte për riparimin e llambave,

Një punonjës i bashkisë së Elbasanit ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një vinç gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” të Elbasanit.

“Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.

Punonjësi me iniciale E. B., 56 vjeç u dërgua në spital, por humbi jetën më vonë për shkak të dëmtimeve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.  Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, deklaroi Policia e Elbasanit në një njoftim të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos