Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Aksident i rëndë në Pogradec – Qafë Plloçë, motoristi i dehur godet një makinë nga pas

Nga Artin Halili
31 Janar 2024, 20:55 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.

Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit, i cili ka qenë në gjendje të dehur, ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin. Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Pogradec/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli