Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Aksident në Lezhë-Milot, mes të plagosurve një i mitur

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 18:37 | Kronikë

Aksident në Lezhë-Milot, mes të plagosurve një i mitur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Lezhë-Milot, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i Treshit, ndërsa të plagosur mbetën dy persona, një prej tyre i mitur.

Të plagosurit u dërguan në spital, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli