Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Banorët të frikësuar, vjedhje masive në Zhulaj, "shqyhen" 12 banesa

Nga Rigels Malile
31 Janar 2024, 12:29 | Kronikë

Banorët të frikësuar, vjedhje masive në Zhulaj,

Banorë të fshatit Zhulaj në bashkinë e Memaliajt janë grabitur masivisht nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Sipas banorëve, autorët e vjedhjeve kanë hyrë në 12 banesa dhe kanë marrë atje çfarë kanë mundur. Kjo vjedhje masive ka qenë e padëgjuar ndonjëherë në këtë fshat.

“Janë hapur 12 shtëpi, që i ka marrë policia këto emra, jo se i them unë. Kam 15 vjet në këtë fshat nuk na kanë marrë një fije shkrepëse. Këtë radhë na kanë tmerruar”.

“Kanë marrë portofolin me lekë. kisha një orë të mirë 100 mijë lekë. Kisha një kartë të bankës së djalit dhe nja dy prozhektorë dhe ata i kishin marrë”.

“Në orën 6 e gjysmë 7 shoh derën e shpartalluar. Kishin marrë bidona me vaj, motorsharrë, fasule. Aq të tensionuar jemi. Më la pa derë shtëpie 13 leva i ka futur që ka hapur bravën”, thonë banorët.

Sikur të mos mjaftojnë gjërat që u kanë vjedhur, banorët shumica e të cilëve të moshuar, ndihen të pasigurt edhe për jetën e tyre.

“Po sikur të na kishin vrarë brenda, dy pleq ishim. Se ka ndodhur në Klos që e kanë vrarë atë burrin”.

“Nuk kemi garanci. Ne po kërkojmë ujë për të pirë jo të kemi frikë nga hajdutët”, thonë banorët.

Sakaq burime pranë drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pohojnë se kanë nisur hetimet për vjedhjet në fshatin Zhulaj, ndërsa deklarojnë se ka denoncime vetëm për tri banesa.

“Të na mbrojë shteti, se jemi pleq dhe do na vrasin brenda”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli