Merr flakë në lëvizje e sipër "Benzi" me tre persona brenda në qendër të Fierit

Nga Çaku Tafa
30 Janar 2024, 21:24 | Kronikë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët  në ecje e sipër, pak minuta më parë pranë një qendre tregtare në qytetin e Fierit.

Sapo ka pikasur flakët, drejtuesi i automjetit, i cili shoqërohej nga dy pasagjerë të tjerë, kanë arritur të dalin menjëherë nga makina, duke mos pësuar asnjë lëndim.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjeti zjarrfikës dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 20:35, në fshatin Mbrostar Ferko, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin M. A., 21 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos