Një shtetas armen ka përfunduar në prangat e policisë kufitare të Qafë Botës.
61-vjeçari që ka tentuar të hyjë në Shqipëri, rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet ruse, të cilat e akuzojnë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ndalimi i shtetasit që ka qenë në kërkim prej 12 vitesh është bërë me qëllim ekstradimin drejt Moskës.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi. Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)