Lëvizte me makinë në sens të kundërt në autostradë, arrestohet 32-vjeçari që rrezikoi jetën e tij dhe të tjerëve

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 10:34 | Kronikë

Lëvizte me makinë në sens të kundërt në

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kukës, pasi u kap teksa qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Pas ndalimit nga efektivët e Policisë dhe gjatë veprimeve procedurale për shkeljen e kryer prej tij, ai i ka kundërshtuar ato, me forcë.

Ai akuzohet për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Njoftimi i Policisë Kukës

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë, i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos