Aksident pranë Elbasanit, makina dhe motori përplasen kokë më kokë

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 19:27 | Kronikë

Aksident pranë Elbasanit, makina dhe motori përplasen kokë

Tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas të dhënave nga policia, në aksident u përfshinë një makinë që drejtohej nga shtetasi C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos