Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Kavajë, ku raportohet se, rreth orës 20:00, në lagjen nr.3 të qytetit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka arritur që të neutralizojë në kohë rekord autorin e plagosjes, duke e vënë atë në pranga. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)