Aksident në Fier, makina përfundon në kanal. Një i plagosur

Nga Çaku Tafa
9 Nëntor 2024, 13:05 | Kronikë

Aksident në Fier, makina përfundon në kanal. Një i plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, pranë vendit të quajtur Fermë-Çlirim.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë pranë Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos